Të dhënat personale

Autostop.al përpiqet t’i mbrojë të dhënat tuaja personale dhe të parandaloj keqpërdorimet e të dhënave që pranohen nga konsumatorët, por ne nuk mund të garantojmë se masat tona mbrojtëse do t’i ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale.

Mbledhja e informative personale identifikuese

Ju nuk jeni të obliguar për të ofruar çfarëdo informacioni personal identifikues për të vizituar Uebfaqen. Autostop.al merrë të dhënat personale identifikuesepër vetëm kur ju e bëni të mundur përmes përdorimit tuaj të uebfaqes. Ju mund të obligoheni që të ofroni informata personale identifikuese në mënyrë që të përdorni shërbime të ndryshme të Uebfaqes. Ne gjithashtu publikojmë numrat e telefonit për shumë nga shitësit që listojnë automjetet për shitje në Uebfaqe. Llojet e informatave identifikuese personale që ju ofroni varet nga natyra e shërbimit, por mund të përfshijë emrin, mbiemrin, adresën, numrin e telefonit, email adresën etj.

Përdorimi I informatave

Informata identifikuese personale: Informatat identifikuese personale të marra nga Autostop.al përmes përdorimit tuaj të Uebfaqes, përmes juve që keni dhënë një email adresë, mund të ruhen në server dhe të përdoren nga Autostop.al për një nga qëllimet në vijim: Për të konfirmuar apo plotësuar njëkërkesë që e bëni ju (p.sh për të dërguar informata për ndonjë çmim ose informata tjera që ju keni kërkuar) Për të dërguar komunikime promovuese, me të cilën jeni pajtuar duke dhënë emailën. Për të ju përgjigjur në ndonjë kërkesë që e keni bërë më parë. Për të komunikuar me ju rreth shërbimeve të Autostop.al Për të dërguar material promovues, ose përmbaitje tjera nërpërmjet emailës. Për të përmirësuar përvojën tuaj në uebfaqen tonë. Të dhënat e përdorimit: Të dhënat e përdorimit përdoren nga Autostop.al për çështje administrative, analitike, rikërkime, optimizime dhe qëllime tjera. Për shembull, Autostop.al mund të përdor analiza të statistikave të të dhënave të përdorimit në mënyrë që të njëhsoi interesin në pjesë të ndryshme të Uebfaqes. IP adresat gjithashtu përdoren për administrim të sistemeve.

Shpërndarja e Informatave

Autostop.al shpërndan informatat identifikuese personale që ju ofroni, me palët e treta në rastet në vijim: Bashkëpunuesit (Afilliates): Autostop.al mund të ndajë informatat identifikuese personale në përputhje me këtë deklarim. Kërkesa: Nëse ju kërkoni informata ose shërbime përmes Uebfaqes, ju pajtoheni se Autostop.al mund të ndajë informatat identifikuese personale me palët e treta nëse do të jetë e nevojshme për të dhënë informata të tilla, ose të performoj shërbime për ju. Për shembull kur përdorni “Kontaktoni Tregtarin” në një listim të automjetit duke kërkuar më shumë detaje, Autostop.al do të ndaj informatat që keni shënuar me tregtarin. Nëse listimi për një automjet është bërë nga një prodhues I automjeteve Autostop.al mund të ndajë këto informata me tregtarët përkatës. Pasi që informatat I ofrohen palëve të treta, përdorimi ose shpalosja pasuese e informatave të tilla I nënshtrohet këtyre palëve të treta dhe politikave të privatësis së tyre, dhe Autostop.al nuk e kontrollon përdorimin apo shpalosjen e informatave. Ofruesit e Shërbimeve: Autostop.al mund të punojë me palët e treta që ofrojnë shërbime në të mirë të saj, duke përfshirë përveç tjerave, ofruesit e analitikës, atributet, zhvillime, promovime, rikërkime, teknike dhe të tjera. Për shembull Autostop.al mund të kërkoj që palët e treta ta kryejn një sondazh në internet ose të dërgoi emaile. Të tjera: Autostop.al haptas rezervon të drejtën të lëshoj çfarëdo të dhënë personale identifikuese ose informata të tjera që ju ofroni tek palët e treta në rrethanat në vijim: 1) kur kërkohet nga ligji ose proces legal, 2) për të hetuar dhe/ose marrë veprim kundër ndonjë aktiviteti illegal, abuzim apo përdorim të paautorizuar të Uebfaqes, 3) për të mbroitur sigurinë e përdoruesve tonë, 4) për të zbatuar kushtet e përdorimit.

Emaili

Emaili është mjeti më i zakonshëm që përdoret për komunikim mes përdoruesve të Autostop.al, por ju nuk ju kërkohet të shkruani emailin tuaj kur të regjistroni një njoftim. Si një njoftues, i përmendur në tekstin përshkrues të njoftimit ju mund të kontaktoheni vetëm përmes telefonit nëse ju preferoni. Nëse ju regjistroni një email adresë, ajo do të përdoret vetëm për dërgimin e të dhënave lidhur me njoftimin tuaj.

Ndryshimet në këtë Deklarim

Ne e rezervojme të drejtën për të përditësuar dhe periodikisht ta ndryshojm këtë deklarim në gjykimin tonë në çdo kohë. Nëse ne bëjmë ndonjë ndryshim, ndryshimet do të publikohen dhe data e përditësimit do të përfshihet. Vazhdimi I përdorimit tuaj të Uebfaqes tonë, tregon se ju jeni pajtuar me këto ndryshime.

Siguria

Informatat tuaja personale identifikuese, janë një aset I vlefshëm për ne. Në ndërmarrim hapa për ta mbajtur atë të sigurtë në qendrat tona të të dhënave dhe janë të qasshme vetëm nga personat e autorizuar në nevojën për të kryer ndonjë veprim të përmendur në këtë deklarim. Ju lutem mbani mend se pavarësisht kësaj sigurie, Autostop.al nuk mund të garantoj 100 perqind siguri të serverëve dhe databazës së saj. Për më tepër, Autostop.al nuk mund të garantoj se të dhënat personale identifikues që ju parashtroni nuk do të përgjohen apo zbulohen në ndonjë mënyrë.

Mbledhja e Informatave nga Palët e treta

Bashkëpunuesit, palët e treta që vendosin reklama në uebfaqen tonë, dhe palët e tjera të treta që ofrojnë shërbime mund të mbledhin dhe përdorin informata për vizitën tuaj dhe përdorimin e kësaj uebfaqe përmes Cookies dhe teknologjive tjera. Ne mund të punojmë me kompani reklamimi si palë të treta që përdorin Cookies për të jepur reklama kur vini në Uebfaqe dhe për të gjeneruar statistika dhe njehsime në lidhje me reklamat e tilla. Këto aktivitete mund ti lejojnë ata të ju identifikojnë juve në mënyrë që të ju ofrojnë përmbaitje dhe reklama për produktet dhe shërbimet që ju interesojnë juve më shumë.
Nëse keni ndonjë pyetje për këtë Deklarim të Priavtësis, ju lutem na shkruani email në [email protected]
Përditësimi i fundit — February 2, 2021

Kujdes!

  • Njoftimet të cilat shkelin rregullat nuk do të publikohen.
  • Fshini ose ripërtërini njoftimin nëse dëshironi ta njoftoni përsëri artikullin ose shërbimin e njejtë.
  • Kontaktoni Qendrën për Kujdesin ndaj Konsumatorëve nëse nuk jeni të sigurtë që njoftimi juaj është në përputhje me rregullat.