Kushtet e shërbimit

Kushtet e shërbimit / Autostop Albania

Të gjitha shërbimet e ofruara nga Autostop Albania janë në përputhje me standardet , rregullat dhe legjislacionin e Shqipërisë.

Rregullat e njoftimeve

Njoftimi juaj duhet të vendoset në kategorinë që e përshkruan më së miri produktin apo shërbimin tuaj.
Përpara se të publikoni njoftimin tuaj duhet të siguroheni që njoftimi është i plotë dhe në kategorinë e duhur sipas karakteristikave të percaktuara nga Autostop Albania

Disa gjëra që duhet t’i mbani në mend para se te publikoni njoftimin tuaj :
Njoftimi juaj mund të refuzohet nëse nuk është vendosur në kategorinë e duhur.
Është e ndaluar që në një njoftim të vetëm të vendosni shumë artikuj që u përkasin kategorive të ndryshme.
Ju duhet t’i ndani automjetet sipas kategorive të tyre në mënyren e duhur.
Ju nuk mund të shtoni më shumë se një automjet në një njoftim. Cdo njoftim do te kryhet për një automjet të vëtem.
Ju nuk mund të publikoni njoftime për automjete të cilat nuk i keni ju në pronesi apo nëse nuk jeni të autorizuar prej pronarit të ligjshëm.
Nuk ju lejohet të postoni më shumë se një njoftim për të njejtin automjet njëkohësisht.
Njoftimet që kanë përmbajtje të njejtë konsiderohen si të dyfishuara(duplikate) dhe do të fshihen.

Përmbajtja ofenduese

Një njoftim konsiderohet ofendues nëse posedon:
Përmbajtje të papërshtatshme drejtuar grupeve etnike, personave privat ose figurave publike.
Përdorim ofendues të emrave historik të grupeve etnike.
Fotografi dhe videoklipe me përmbajtje ofenduese.

Autostop Albania posedon të drejtën për të vendosur nëse një njoftim duhet të publikohet ose jo.

Autostop Albania nuk është përgjegjës për natyrën dhe cilësinë e produktit të ofruar. Kjo përgjegjësi i takon vetëm shitësit ose blerësit.

Linket dhe rekomandimet

Nuk ju lejohet të përfshini linke të njoftimeve të tjera apo linke të faqeve të tjera.
Linket lejohen vetëm në rast se ato referojnë specifikat e produktit i cili gjendet në njoftim.

Fotografitë dhe videot

Rregullat për ngarkimin e fotografive dhe videove:

Fotografitë dhe videot duhet të jenë në lidhje me produktin që është në njoftim.
Nuk lejohet përdorimi i fotografive në më shumë se një njoftim njëkohësisht.
Fotografitë apo videot duhet të jenë të automjetit aktual që është në njoftim.
Fotografitë apo videot nuk duhet të pëmbajnë logo, emra të kompanive, faqe të internetit, ose ndonjë informatë tjetër që mund të interpretohet në përgjithësi si marketing i biznesit.
Nuk ju lejohet të merrni fotografi ose video nga njoftimet e tjera pa lejen e njoftuesit, dhe aq më tepër përdorimin e tyre në njoftimin tuaj.
Fotografite apo videot nuk duhet të përmbajnë material me të drejtë autoriale si fotografi nga filmat apo nga muzika e mbrojtur.
Autostop Albania ka të drejtë t’i fshije fotografitë apo videot nga njoftimet nëse ato shkelin këto rregulla.

Të drejtat e autorit

E gjithë përmbajtja në këtë faqe të internetit si tekstet, fotografitë, logot, ikonat, shkarkimet dhe softwaret janë pronë e Autostop Albania dhe çdo përdorim i tyre për ndonjë aktivitet tjetër ndëshkohet me ligj.

Politikat e privatësisë

Të dhënat personale

Autostop Albania përpiqet t’i mbrojë të dhënat tuaja personale dhe të parandalojë keqpërdorimet e të dhënave që pranohen nga konsumatorët,
por ne nuk mund të garantojmë se masat tona mbrojtëse do t’i ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale.

Politikat e privatësisë të publikuara në këtë faqe të internetit janë të bazuara në ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Shqipërisë”.
Një kopje të ligjit mund ta shkarkoni në formatin pdf ne linkun “https://arsimi.gov.al/al/program/mbrojtja-e-te-dhenave-personale/ligji-per-mbrojtjen-e-te-dhenave-personale”.

Autostop Albania dhe policia e shtetit

Autostop Albania bashkëpunon me policinë dhe autorite të tjera shtetërore për të kundërvepruar ndaj aktiviteteve të paligjshme që mund të ndodhin në faqen e internetit.
Identiteti i personave që ushtrojnë aktivitete të paligjshme mund të zbulohet përmes IP adresave, numrave të telefonit dhe të dhënave të tjera që kërkohen nga autoritetet zyrtare.

Email dhe telefoni

Email dhe telefoni jane mjetet më te zakonshme që përdoren ne komunikimin mes përdoruesve të Autostop Albania dhe si rrjedhoje ju kërkohet të shkruani emailin dhe numrin tuaj te telefonit tuaj kur të regjistroni një njoftim apo kur te hapni nje llogari ne faqen Autostop.al
Si një njoftues, i përmendur në tekstin përshkrues të njoftimit ju mund të kontaktoheni përmes email ose telefonit ose vetem njerit prej tyre nëse ju preferoni keshtu.
Autostop Albania rekomandon që si mjet komunikimi të perdoret si email edhe tel(përfshirë këtu edhe mjete të tjera të komunikimit) në mënyrë që të lehtësohet dhe të ketë alternativa në komunikimin midis shitësit/ofruesit dhe blerësit/marrësit të shërbimit.

Mbrojtja e të dhënave

Ne japim më të mirën e punës sonë për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale kur ju përdorni faqen e internetit të Autostop Albania.
Gjatë gjithë kohës që kryeni transaksione, ne nuk kemi qasje në ndonjë lloj të të dhënave siç jane numri i kartës me të cilën paguani, periudhën e vlefshmërisë së saj, kodin e sigurisë ose bilancin e llogarisë suaj bankare.
Asnjë prej tyre nuk është objekt i veprimtarisë së Autostop Albania.

Cookies/Tekonologjia përcjellëse

Autostop Albania përdor teknologjinë përcjellëse (“cookies” – dosje të vogla tekstesh që ruhen në kompjuterin tuaj) që implementohet në sistemet e reklamimit dhe i llogarit vizitorët unik.
Kjo na mundëson mbledhjen e statistikave rreth vizitorëve tanë për përdorim të brendshëm si dhe për t’u siguruar se ju nuk do të shihni të njejtat hapsira reklamuese gjatë gjithë kohës që ju jeni në faqen tonë të internetit.
Teknologjia përcjellëse është anonime dhe nuk përmban të dhëna personale.
Nëse ju dëshironi ta caktivizoni teknologjinë përcjellëse, këtë mund ta bëni në rregullimet e shfletuesit tuaj (browser settings). Këto rregullime mund t’i gjeni në kutinë e dialogut të opsioneve (option dialog box) të shfletuesit tuaj, në skendën e sigurisë (Security Tab).
Caktvizimi i këtyre rregullimeve do të thotë se ju nuk do to mund t’i përdorni disa veti/funksione të Autostop Albania.
Autostop Albania gjithashtu përdor teknologjinë përcjellëse për ndërtimin e segmenteve të tregut dhe për përmirësimin e përvojës së faqes së internetit duke u bazuar në sjelljen e përdoruesve. Ky infromacion është anonim dhe përdoret vetëm për marketing.

Ndryshimet në politikat e privatësisë

Autostop Albania gëzon të drejtën në çdo kohë për të bërë ndryshime në politikat e privatësisë ose kushtet e sherbimit. Këto ndryshime hyjnë në fuqi nga momenti i publikimit të tyre në faqen e internetit.

Kerko makina Shto njoftimin